Per na

Per na 2016-10-23T22:47:25+00:00

 “Balltin Klepall” është koncesioner dhe investitor në vendgjuetinë Strovija edhe atë prej maujit Maj 2015 vit.  e deri në 20 vitet e ardhshme.Në vendgjueti mund të gjuhet edhe në sipërfaqe të hapur.

Pronar i Shoqatës ‘’Balltin Klepall’’ është z.Rushan Rushani nga f.Cërnilishtë.Aktiviteti kryesor është organizimi i ekskursioneve të gjahut për gjahtarë nga e gjithë bota.Për momentin janë të angazhuar disa persona si roje gjahu.

Sipërfaqja e përgjithshme e vendgjuetisë është 10.260ha, ndërsa sipërfaqja e gjuetisë është 9.860ha.

Përfaqësimi llojeve të ndryshme të pyjeve, kafshëve të egra u ofrojnë strehë natyrore që është shumë e rëndësishme, sidomos në periudhën e riprodhimit.

Në vengjuetinë ‘’Strovija’’ të përfaqësuara janë derri i egër dhe dreri, por në pjesë të caktuara të vendgjuetisë vazhdimisht takohet edhe lepuri i egër dhe thëllëza shkëmbore. Përveç këtyre llojeve,në vendgjueti  rregullisht ose periodikisht  takohen edhe lloje të ndryshme të kafshëve të egra  si: vjedulla,thëllëza shkëmbore,lloje të ndryshme të pëllumbave,shaptorja malore dhe lloje të ndryshme të kafshëve me pupla dhe qime.Nga kafshët e egra të pa mbrojtura takohen: ujku,dhelpra,sqarthi i bardhë,sqarthi i artë,qelbësi i zakonshëm,laraska,sokoli pulngrënës,krahëthata zogngrënëse etj.

Qëllimi ynë kryesor  do të jetë formimi dhe mirëmbajtja e përhershme e kafshëve të egra  në vendgjueti,në të cilën struktura e saj,gjinia dhe mosha do të sigurojnë riprodhim të kualitetit të lartë të mostrave me vlerë të lartë trofeike.

Aktivitetet në këtë fushë do të përfaqësojnë një tërësi të pandashme dhe do të synojnë duke u kujdesur për mbrojtjen e masave të cilat do të sigurojnë riprodhimin natyral të jetës së egër. Me të gjitha masat e ndërmara do të kontribuojnë në zhvillimin e turizmit të gjuetisë,dhe vendgjuetia “Strovija” të jetë një shembull se si të duket  një qendër gjuetie në Ballkan.