Vengjuetia “Strovija” karakterizohet me bimësi të pasur dhe kafshë të egra.Bimësia në vendgjueti mundëson kushte të mira për të ushqyerit e kafshëve të egra si dhe strehim natyror nga prania e llojeve të ndryshme të bashkësive pyjore.Uji i pastër i cili mund të gjendet në të gjithë vendgjuetinë gjithashtu ka një kontribut të madh në zhvillimin e duhur dhe mbijetesën e kafshëve, si dhe jetën bimore.
Zona në të cilën shtrihet vengjuetia i përmbush të gjitha shijet e gjahtarëve turistë si dhe të gjitha adhuruesit e natyrës.
Në vengjueti rregullisht ose periodikisht takohen: dreri,derri i egër,lepuri i egër,thëllëza gurore,lloje të ndryshme të pëllumbave,shaptorja malore dhe lloje të ndryshme të kafshëve të egra. Nga speciet pa mbrojtje takohen: ujku,dhelpra,sqarthi i bardhë,sqarthi i artë,qelbësi i zakonshëm,laraska,sokoli pulngrënës,krahëthata zogngrënëse etj.
Vetë kufiri i gjuetisë kalon nëpër disa fshatra ku takohen kultura të ndryshme multi etnike,ushqime tradicionale,kasha,xhami, manastire si dhe monumente të ndryshme që e karakterizojnë popullatën që jeton atje.
Vendgjuetia ‘’Strovija’’ është lokacion atraktiv për shumë vizitorë,gjahtarë dhe turistë,për shkak të mikpritjes së madhe të njerëzve, bukurive natyrore dhe kafshëve të egra.



